Konjufca, pranë Xhaferit: Relacionet tona të mira diktohen prej lidhjeve që kemi si popull

04 mars 2022 | 11:14

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka quajtur takimin me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, si një vizitë që tregon thellimin e bashkëpunimit mes dy parlamenteve.

Në një konferencë për medie mbajtur pak çaste më parë, Konjufca tha se bashkëpunimi mes dy republikave po thellohet dita-ditës.

“Patëm një vizitë të rëndësishme nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Kjo tregon për bashkëpunimin e ngushtë që e kanë dy republikat tona, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Relacionet tona të mira diktohen edhe prej lidhjeve që kemi si popull, pastaj kemi bashkëpunim me qeverinë me mbledhje të përbashkëta. Kemi pasur për vizitë edhe presidentin e Maqedonisë së Veriut. Roli i parlamenteve tona është shumë i rëndësishëm. Kuvendi i Republikës së Kosovës e miratoi në të njëjtën kohë me Kuvendin  e Maqedonisë së Veriut rezolutën për mbështetjen e Ukrainës”, tha Konjufca, raporton gazeta “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritet ukrainase kanë njoftuar se 9.166 ushtarë kanë humbur jetën…