Bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut do të thellohet

04 mars 2022 | 11:25

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kanë pasur sot një takim. Ata kanë folur për çështje të sigurisë mes dy shteteve dhe për bashkëpunim.

Konjufca tha bashkëpunimi ynë do të thellohet edhe më tutje, se ne kemi aq shumë të japim për njëri-tjetrin dhe jemi aq afër njëri-tjetrit si fqinj dhe kemi shumë shkëmbime përpara për të bërë.

“Ne jemi shumë të gëzuar që po veprojmë me Maqedoninë e Veriut për të qenë plotësisht për sanksione që BE-ja, NATO dhe ShBA-ja po ia vendosin federatës ruse. Por, bashkëpunimi ynë me Maqedoninë e Veriut do të thellohet sepse kemi aq shumë t’i japim njëri-tjetrit saqë më bën optimist se sa më të bashkuar që jemi, edhe rajoni do të jetë më i sigurt” tha Konjufca, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se sulmi rus në termocentralin…