Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut shton kontrollet me dron në trafikun rrugor

04 mars 2022 | 12:16

Me qëllim të parandalimit dhe identifikimit të kundërvajtësve, Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, përveç patrullimeve dhe angazhimeve tjera të përditshme po vazhdon kontrollin përmes dronit, që po zbatohet në segmente të ndryshme rrugore ku po vëzhgon dhe kontrollon rrjedhën e trafikut rrugor.

Kontrolle të trafikut përmes dronit po realizohen në segmente të ndryshme në rrugët nacionale dhe regjionale në rajonin e Mitrovicës së Jugut, me ç’rast ndaj kundërvajtësve të identifikuar po shqiptohen gjoba në përputhje me ligjin për sigurinë në trafik.

Vëzhgimi dhe kontrolli përmes dronit po rezulton me efikasitet në identifikimin e kundërvajtësve sidomos në zonat ku pamundësohen metodat tjera të aplikueshme.

Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të iu përmbahen rregullave të përcaktuara me ligjin për sigurinë në trafik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, nga data 27 shkurt…