Policia merr informatë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit në Suharekë

04 mars 2022 | 13:40

Policia në Suharekë ka pranuar një informatë më 4 mars se në lagjen ‘Shirokë’ të Suharekës, disa persona janë duke luajtur bixhoz.

Pas kësaj informate veprimet e policisë kanë qenë të menjëhershme, ku brenda lokalit është hasur pronari i lokalit me 13 persona që kanë qenë duke luajtur bixhoz me letra në një tavolinë si dhe zhetonë të cilët përdoren për ketë lojë.

Në lidhje me veprimet policore është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që të sekuestrohen sendet e gjetura në cilësinë e provave materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka uruar mirëseardhje në…