Koha per reflektim dhe korigjim të padrejtësisë ndaj UÇK-së!

04 mars 2022 | 14:18

Gjergj Dedaj

Rusia po bënë krime dhe gjenocid në Ukrainë, Serbia bëri krime dhe gjenocid në Kosovë!

Ukrainasit dhe liderët e saj politik dhe ushtarak po vetëmbrohen, kjo është e drejtë e tyre ligjore, njerëzore dhe e garantuar me ligj ndërkombëtar!

UÇK dhe liderët e saj politik dhe ushtarak, u vetëmbrojten, kjo ishte e drejtë e tyre ligjore, njerëzore dhe e garantuar me ligje ndërkombëtare!

Nuk e besoj që Tribunali i GjND-së në Hagë, do të dënoj ukrainasit dhe liderët e tyre heroik, por ata të cilët janë duke bërë agresion mbi Ukrainën!

Shtrohet pyetja: Pse duhet të gjykohen në Hagë liderët e UÇK-së, të cilët me të drejtë iu përgjigjen agresorit serb, i cili bënte krime mbi popullateën e Kosovës!

Edhe në rastin e Ukrainës edhe në atë të Kosovës, NATO dhe bota demokratike u rreshtuan drejt, në mbrojtje nga agresorët ruso-serb!

Është koha të rishqyrtohet dhe të korrigjohet roli i GJND-së në Hagë, i kësaj gjykate politike të pa drejtë, e inicuar nga kuzhinat e shërbimeve sekrete ruso-serbe, në saje të një shpifje morbide të senatorit Dik Marty, e cila edhe siç pritej doli mashtrim dhe shpifje e shekullit, por nga këto shpifje të inicuara nga politikat shoveniste ruso serbe, komandantët kryesor të UÇK-së, padrejtësisht qëndrojnë prapa grilave në Hagë!

Kjo është një padrejtësi e madhe, e frustruar dhe gabim i autoriteteve ndërkombëtare!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konferenca e njëmbëdhjetë për ecurinë e çështjes në rastin kundër…