Putini ka në dorë gjithçka, ukrainasit kanë shpresë!

04 mars 2022 | 18:50

Shkruan: Berat Dakaj

Putini u tha sot të gjithë kundërshtarëve mos i ashpërsoni masat edhe më shumë për Rusinë se veç e bëni punën edhe më keq.

Edhe më m.., deshi të thoshte, me nder me thënë! Nuk kërcënon tash vetëm me ushtarë, me avionë, me helikopterë, me tanke, me autoblinda, me dronë, me raketa dhe me artileri të rëndë. Ai ka gjithçka, ukrainasit kanë shpresë për triumf dhe për jetesë.

Ai ka në dorë një bombë të madhe. Ka në dorë fatin e evropianëve. Ka një central bërthamor gjashtë herë më të fuqishëm dhe më të rrezikshëm se Çernobili, i cili, qysh pas shpërthimit, mezi mbahet qetë nga ukrainasit.

Uraniumi në centralin më të madh në Evropë, në Zaporizhia, vlon! Shkrin gjithçka që i del përpara po e hapi gojën. Prandaj tash Putini nuk ndien keqardhje për viktimat ukrainase dhe për katastrofën materiale atje dhe as nuk e ndien më veten të rrezikuar nga askush mbi këtë tokë. Tash kërcënon edhe më fuqishëm gjithkënd. Intervenimi i NATO-s s’është më i lehtë.

Thuajse është i pamundur. Deklaratat e shteteve evropiane tashmë janë të kota. Janë për keqardhje për Ukrainën. S’është pa pasoja të mëdha mbarëkombëtare po qe se dikush çohet peshë dhe e bën ndonjë të zezë më të madhe në Ukrainë ose në Rusi!

Do të duhej, ata që sot i ashpërsojnë masat ndaj Rusisë dhe Putinit, të reflektonin kohë më parë, pa nisur pushtimi i Ukrainës nga Rusia, e jo ta përkëdhelnin me sapun.

Tash vetëm lutje mund të bëjnë për ukrainasit dhe për fatin e Evropës, evropianët!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I burgosuri i Kremlinit, Alexey Navalny, u ka bërë thirrje…