Arakhamiya: Termocentrali bërthamor Zaporizhzhia është kapur nga njerëzit e Kadyrovit

04 mars 2022 | 19:08

Termocentrali Bërthamor i Zaporizhzhia (NPP) është kapur nga njerëzit e liderit çeçen, Ramzan Kadyrov dhe nuk dihet se si mund të veprojnë dhe kë mund të përpiqen të shantazhojnë në të ardhmen.

Kjo deklaratë është dhënë nga Davyd Arakhamiya, përfaqësuesi i delegacionit ukrainas në bisedimet me Federatën Ruse dhe kreu i fraksionit Shërbëtori i Popullit, në një konferencë, raporton Ukrinform.

“Për momentin, këto objekte të energjisë bërthamore drejtohen nga të ashtuquajturit njerëz të Kadyrovit, militantë çeçenë. Ata vranë disa punonjës, të cilët kishin studiuar për vite, dhjetëra vjet dhe kishin mbikëqyrur sigurinë. Që nga ora 3 e mëngjesit të natës së kaluar ne kishim informuar komunitetin ndërkombëtar se ne nuk mund të garantojmë, dhe besojmë se as Rusia nuk mund të garantojë, atë që po mendojnë këta militantë çeçenë. Më vonë, ata mund të shantazhojnë edhe Rusinë, për t’i dhënë pavarësinë Çeçenisë ose diçka të tillë”, ka deklaruar Arakhamiya.

Sipas fjalëve të tij, në fakt është një grup terrorist që ka kapur objektet e energjisë bërthamore.

Ai ka pohuar se kjo duhet të raportohet në mediat e huaja, në mënyrë që të gjithë të bashkohemi në këtë drejtim.

Sipas Arakhamiyas, gjatë bisedimeve, pala ukrainase ofroi krijimin e një zone prej 30 kilometrash pa konflikte, pa fluturime rreth termocentraleve bërthamore, në mënyrë që sulmet e artilerisë të mos arrinin tek ata, por ushtria ruse nuk e kishte konfirmuar këtë deri më tani.

“E njëjta gjë mund të ndodhë me TEC-in e Ukrainës Jugore në rajonin e Mykolaiv. Beteja të rënda janë duke u zhvilluar atje për momentin dhe ne besojmë se pikërisht ky fakt përbën një kërcënim të lartë të terrorizmit ndërkombëtar në objektet e energjisë bërthamore”, vuri në dukje Arakhamiya.

Sipas tij, edhe nëse delegacionet ukrainase dhe ruse arrijnë një marrëveshje, disa përfaqësues rusë do të mbahen ende përgjegjës për atë që po bënin në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Berat Dakaj Putini u tha sot të gjithë kundërshtarëve…