Kosova fiton pas vazhdimeve ndaj Rumanisë

05 mars 2022 | 09:46

Kosova U14 te meshkujt ka regjistruar fitoren e dytë nga dy ndeshje të zhvilluar.

Dardanët e rinj kanë mundur bashkëmoshatarët e tyre të Rumanisë me rezultat 84:81 (28:23, 17:18, 16:14, 11:17, 12:9), në turneun e YDF-së që po zhvillohet në Maqedoninë Veriore.

Kosova e nisi ndeshjen mirë me një seri 10:2, dhe më pas gjatë gjithë çerekut të parë ishte në epërsi, duke e fituar këtë pjesë me rezultat 28:23.

Periudha e dytë dhe ajo e tretë ishin të barabartë, ku përfunduan 17:18 dhe 16:14, kurse rikthimi i rumunëve ndodhi në dhjetë minutat e fundit, që arritën të barazojnë rezultatin në 72:72, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime. E, në vazhdime, Dardanët ishin më të mirë dhe triumfuan me rezultat 84:81, që ishte fitorja e dytë, pas asaj ndaj Bullgarisë. Të shtunën do të përballen me Turqinë dhe të dielën me Maqedoninë Veriore.

Te Kosova u dallua Edin Bacevac me 37 pikë e gjashtë kërcime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pentagoni thotë se tashmë pushtuesit rus janë 25 km larg…