Kosova mposhtet nga Rumania

05 mars 2022 | 10:04

Kosova U14 ka pësuar humbje nga Rumania U14 në konkurrencën e femrave, në turneun e YDF-së, që po zhvillohet në Maqedoninë Veriore.

Vashat kosovare pësuan 35:58 (9:10, 12:15, 6:19, 8:14), në ditën e dytë të këtij turneu.

Pjesa e parë në fakt ishte mjaft e barabartë, ku çereku i parë përfundon 9:10 dhe ai i dyti 12:15, por në pjesën e dytë, rumunet ishin më të mira, duke triumfuar në fund me shifrat 35:58, përkundër një paraqitje të mirë të vashave të udhëhequra nga Kimete Haliti.

Kosova të shtunën do të ndeshet me Turqinë dhe të dielën ndaj Maqedonisë Veriore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në…