Milioneri turk pranë blerjes së Chelseat

05 mars 2022 | 10:51

Pas njoftimit për largimin dhe shitjen e Chelsea nga biznesmeni rus Roman Abramovich, klubi londinez mund të ketë tashmë një blerës.

Sipas gazetës turke Yeni Safak, një milioner dhe biznesmen turk, Mushsin Bayrak, ka deklaruar se është në negociata me Roman Abramovich dhe avokatët e tij, me synimin për të blerë blutë.

“Ne po diskutojmë kushtet e blerjes së Chelsea me avokatët e Abramovic. Ne jemi duke negociuar. Së shpejti do të mbajmë flamurin turk në Londër”, ka treguar biznesmeni për gazetën.

Muhsin Bayrak zbuloi se procesi është afër përfundimit: “Procesi i negociatave ka përfunduar dhe ne po planifikojmë ta nënshkruajmë së shpejti. Kjo shitje është gjithashtu shumë e rëndësishme për Turqinë”.

Banka përgjegjëse për shitjen, Raine Group, tha se Abramovich nuk do të nxitojë me shitjen e klubit sepse dëshiron të sigurojë që të gjejë pronarin e duhur për të.

“Ne nuk do të nxitojmë”, tha bashkëthemeluesi i bankës, Joe Ravitch.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme…