Rusët hedhin bomba FAB-500 në shtëpitë e ukrainasve
05 mars 2022
| 15:00
Pas rrëzimit të helikopterëve dhe të avionëve rusë në rajonin e Chernihiv, tri bomba me eksploziv të lartë FAB-500 u gjetën këtë mëngjes dhe mesditë në shtëpitë private të cilat janë bombarduar gjatë natës së kaluar dhe në orët pas mesnatës. Shërbimi i Urgjencës Shtetërore i Ukrainës ka dalë në terren, po eliminon pasojat e bombave dhe po evakuon popullsinë nga zona, raporton gazeta “Epoka e re”.