![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/274969557_1032419337390571_6137831135178161453_n.png)
Hapen mijëra varre për ushtarët rusë
05 mars 2022
| 15:08
Një varreze masive e ushtrave të vrarë rusë nga ukrainasit, kanë raportuar mediet ukrainase, është hapur në një territor. Në videon e publikuar në rrjete sociale dhe në “Telegram” vërehen qindra varre të reja dhe qindra të tjerë të hapur në të cilët do të varrosen ushtarët e vrarë rusë në territorin e Ukrainës, raporton gazeta “Epoka e re”. Sipas raportit të sotëm të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, deri më sot, pas pushtimit rus, janë vrarë mbi dhjetë mijë ushtarë rusë.