![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/273929064_397189865502470_5156029230819293237_n.jpg)
Ukrainasi hipën mbi autoblindën ruse dhe valëvit flamurin
05 mars 2022
| 15:27
Sot forcat ushtarake ruse kanë hyrë në qytetin Kherson në Ukrainë. Por, siç shihet në videot e publikuara nga qytetarët ukrainas, ushtarëve rusë nuk u ka shkuar mbarë pushtimi aty. Qytetarët raportojnë se, në bashkëpunim gjatë natës me ushtrinë ukrainase, sot protestuesit i kanë përzënë pushtuesit rusë nga qendra e qytetit për tokën tonë, raporton gazeta “Epoka e re”. Gjithashtu vërehet qartë se një qytetar ukrainas, teksa autoblinda ruse lëviz mes rrugës, hipën mbi të dhe valëvit me dorë flamurin ukrainas.