“Bayraktar”-i i Turqisë, shpëtimtari i Ukrainës

05 mars 2022 | 16:12

Ushtria ruse, sipas raportimeve ukrainase, që prej ditës së parë të pushtimit është duke pësuar disfatë në çdo qytet të Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka raportuar sot në mëngjes për mbi dhjetë mijë ushtarë rusë të vrarë brenda territorit të saj nga ushtria dhe qytetarët e saj të cilët që prej ditës së parë të luftës i janë bashkëngjitur ushtrisë dhe janë pajisur me armë. Por, tmerrin në Ukrainë, raportojnë nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, rusët po e shohin nga droni “Bayraktar”, i prodhuar në Turqi.

Kësi dronë Ukraina sot ka porositur edhe rreth pesëdhjetë të tjerë. Po kush është ideatori i këtij droni? Kush e bëri atë?

“Bayraktar TB2” është një mjet ajror luftarak pa pilot (UCAV) me qëndrueshmëri të gjatë në lartësi mesatare, i aftë për operacione fluturimi të kontrolluara nga distanca. Është prodhuar nga kompania turke “Baykar Defense”, kryesisht për Forcat e Armatosura Turke.

Droni monitorohet dhe kontrollohen nga një ekuipazh ajror në një stacion kontrolli tokësor. Zhvillimi i UAV-së i është besuar kryesisht në idenë e Selçuk Bayraktar, një ish-student i diplomuar në teknologji informative ushtarake.

Turqia e ka përdorur këtë dron në sulmet ndaj objektivave të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) dhe Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG) në Irak dhe Siri. Dronët “Bayraktar” u përdorën nga Azerbajxhani në Nagorno në vitin 2020, raporton gazeta “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu si kreu i tyre, presidenti Vladomir Zelenski, edhe qytetarët…