Me këtë anti-tank tanket ruse do t’i shndërrojmë në deponi të metaleve, thotë ukrainasi

05 mars 2022 | 16:44

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë shpërndarë rrëfimin e një ushtari 23 vjeç, i identifikuar si Maksim, i cili është pjesëtar i brigadës Konstantin Ostroshk.

Maksimi prej tre vjetësh është përgatitur për këtë kohë, thonë kolegët e tij nga ushtria ukrainase.

“Gjatë tërë kohës është trajnuar me të gjitha armët anti-tank që i ka në dispozicion Ukraina, qofshin ato të montuara në mjete të blinduara apo edhe ato që bartën në kraharor. Së fundmi ka përdorur edhe armën e forcave të huaja, e njohur si NLAW. Falë kësaj arme tanket ruse në Svetlodar do të shndërrohen në një deponi të metaleve”, kanë bërë të ditur nga ushtria ukrainase.

“Mund të shkatërrojmë deri në pesë tanke për pesë minuta me këtë anti-tankë, pa asnjë problem”, thotë Maksimi, raporton gazeta “Epoka e re”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, kryetari i LDK-së,…