Fatkeqësi e madhe në Fushë Krujë – Milot, humbin jetën katër persona

06 mars 2022 | 09:53

Almenia Karaj 16-vjeçe, Shkumbin Brati 20-vjeç, Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç, kanë gjetur vdekjen në një aksident tragjik të ndodhur pak minuta pas mesnate në aksion rrugor Fushë Krujë-Milot.

Sipas policisë, rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues Alfred Dika, 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Shkumbin Brati., 20 vjeç, dhe Almenia Karaj16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi.

Gjithashtu, është dëmtuar R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pas homazheve në…