“Trupat i nxorën zjarrfikësit me gurë fleksibëlë”, thotë dëshmitari i aksidentit në Thumanë

06 mars 2022 | 10:05

Një aksident tronditës ka ndodhur pas mesnatës në Fushë-Krujë, ku kanë humbur jetën katër persona dhe është plagosur një tjetër.

Një dëshmitar që ka parë të gjithë ngjarjen e rëndë u shpreh për ABC se aksidenti ka qenë aq i fortë sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat.

“Kanë qenë dy makina. Ka ndodhur rreth orës 1. Kam qenë aty dhe isha në aksident. Roje isha. Cfarë të shikoje njëri nuk i kishte këmbët. Policia erdhi shpejtë i kanë prerë me fresibël makinat. Nuk njiheshin për njerëz ashtu ishin bërë.”  ka thënë dëshmitari.

Sipas policisë, rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues Alfred Dika, 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi., 30 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky që shihni në foto është 20-vjeçari nga Hasi, Shkumbin…