Konjufca: Sakrifica e Jasharëve, çasti më i rëndësishëm për lirinë tonë

06 mars 2022 | 10:14

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë sot homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Konjufca ka thënë se sakrifica e familjes Jashari ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën.

“Është një moment që jo vetëm e ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën, por edhe një sakrificë që  shkundi botën, e lëvizi botën demokratike dhe e aktivizoi faktorin ndërkombëtar që të besonte në kauzën tonë”, ka thënë kryeparalamentari.

“Sakrifica e Jasharëve është çasti më i rëndësishëm brenda përpjekjes çlirimtare të popullit të Kosovës për lirinë tonë”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar raportin e saj…