Nesër mbahet tubim në sheshin “Skënderbeu” në përkrahje të Ukrainës

06 mars 2022 | 11:42

Organizatat joqeveritare dhe institucionet e Republikës së Kosovës kanë organizuar tubim për nesër nga ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Njoftimin e ka bërë deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

“Shkatërrimi i infrastrukturës, pastrimi i fshatrave dhe qyteteve nga makineritë ushtarake, radhët e gjata të njerëzve duke kaluar kufijtë për të qenë më të sigurt, janë kujtimi i freskët i Luftës nëpër të cilën ka kaluar populli ynë. Andaj, në shenjë solidarizimi dhe përkrahje me popullin Ukrainas, përfaqësuesit legjitim të popullit Ukrainas e në mbështetje të luftës së tyre heroike për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë, ju ftojmë që të mblidhemi në Sheshin Skënderbeu në qendër të Prishtinës, ditën e Hënë me datë 7 mars 2022, në mesditë, në ora 12:00h”, ka shkruar Abazi në llogarinë e vet në “Facebok”.

“Mbledhimi para Teatrit Kombëtar është tregues i përcaktimit dhe bashkimit të popullit të Kosovës me të gjithë popujt paqedashës, që po protestojnë nëpër sheshet e të gjitha qyteteve të shteteve demokratike për ta kundërshtuar luftën dhe agresionin Rus dhe që hapur e pa hezitim po kërkojnë ndaljen e luftës dhe pushtimit të Ukrainës”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme, Katy Perry, e njohur për këngët e…