Shuhet Shkumbin Sadiki, djali i rapsodit hasjan Përparim Brati

06 mars 2022 | 12:38

(I ndjeri, i cili humbi jetën tragjikisht, bashkë me të fejuaren, mbante me krenari si mbiemër emrin e gjyshit të ndjerë, me të cilin ishte shumë i lidhur)

Shkruan: Besim Muhadri

O çfar lajmi, o Zot! Nuk po besoj se si ka mundësi kjo?!

Sot, familja Brati nga Golaj, Hasi në përgjithësi dhe tërë komuniteti artistik është tronditur nga shuarja shumë, shumë e parakohshme (kishte vetëm 20 vjeç) e talentit të rrallë të muzikës popullore dhe folklorike, Shkumbin Sadiki, djali i rapsodit dhe mikut tim të çmuar, Perparim Brati.

Ikja e Shkumbinit në një moshë kaq të hershme, në vlugun e punës dhe të zhvillimit të talentit të tij të pakontestueshëm, është vërtet tronditëse dhe e pakompensueshme.

Shkumbini, padyshim, do të mbetet në kujtesën tonë si një djalë me virtyte të larta, tepër ambicioz për të arritur majat e mirefillta të artit të bukur muzikor. Ai iku shumë i ri, por pas vete la një bagazh të madh të këngëve, të cilat do të dëgjohen e shikohen më ëndje ndër vite.

Shkumbini t’i mungojë familjes, shokëve, skenës dhe të gjithë ne që e përcollëm me shumë dashamirësi rriten e tij…

Familjes Brati dhe mikut tim të çmuar, Perparim Bratit i shpreh ngushëllimet më të thella me rastin e humbjes së birit të tij, duke i thënë se e bashkëndjejmë dhimbjen dhe se jemi me të dhe familjen e tij në këto momente të vështira!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhevat Xh. Latifi 1. Si e humbëm Kosovën, është nga…