Johnsoni del me propozim për ta dështuar Putinin në Ukrainë

06 mars 2022 | 14:59

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se duhet bashkuar që ta bëjnë të mundshëm dështimin e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë.

Ai për këtë ka radhitur gjashtë pika përmes së cilave, sipas tij, mund të çojnë në përmbushjen e këtij qëllimi.

“Putini duhet të dështojë dhe duhet ta shohim të dështojë në këtë akt agresioni. Ne duhet të bashkohemi nën një plan veprimi me gjashtë pika për të siguruar që Putini të dështojë në ambiciet e tij. Bota është duke shikuar. Nuk do të jenë historianët ata që do të na gjykojnë, por populli i Ukrainës”, ka thënë Johnsoni.

Gjashtë pikat e propozuara të Johnsoni:

1. Mobilizimi i një koalicioni humanitar ndërkombëtar
2. Mbështetja e Ukrainës në përpjekjet e saj për të siguruar vetëmbrojtjen e vet
3. Rritja e presionit ekonomik mbi regjimin e Putinit
4. Parandalimi i zvarritjes së normalizimit të asaj çka Rusia është duke bërë në Ukrainë
5. Ndjekja e një rruge diplomatike për depërshkallëzim, por vetëm mbi baza të një pjesëmarrje të plotë nga qeveria legjitime e Ukrainës
6. Fillimi i një kampanje të shpejtë për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në hapësirën euroatlantike

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora është një prej artisteve më…