Një i vdekur, 46 raste të reja me Covid dhe 190 të vaksinuar

06 mars 2022 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person dhe janë paraqitur 46 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 190 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.707 doza të vaksinës. Deri më sot 817.253 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.150 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1.519 testime, 46 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 187 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.371. Në total numri i rasteve aktive është 1.136”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja e njohur, Tayna ka nisur angazhimet intensive me koncerte…