Të premten, dita e parë e Fitër Bajramit

13 qershor 2018 | 11:41

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinionin se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e enjte, ndërsa dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten.

“Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në orën 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup ef. Çunaku.

Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 05:34 minuta të cilit do t’i prijë, Resul ef. Rexhepi-sekretar i përgjithshëm i BIK-ut”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se…