‘Epopeja e UÇK’-së, Grabovci publikon fotografi të Thaçit: Bac, do t’ia dalim përsëri

07 mars 2022 | 14:34

Ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, me rastin e “Epopesë së UÇK’-së ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie, Grabovci ka shkruar: “Bac, do ia dalim përsëri”.

Këtë mbishkrim të kësaj foto, Grabovci e ka ndërlidhur me procesin gjyqësor i cili është duke u zhvilluar në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kujtojmë se në kohën kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës ka dominuar slogani “Bac, u kry”, i cili ndërlidhet me komandantin legjendar Adem Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian është ligjërisht beqare dhe po me shijon këtë…