Reshitaj: Të tejkalohen paragjykimet se politika është fushë e dedikuar për burra

07 mars 2022 | 15:50

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj, në debatin parlamentar mbi pabarazitë gjinore të grave në shoqëri, ka thënë se duhet të tejkalohen paragjykimet se politika konsiderohet fushë e dedikuar vetëm për burrat.

“Përfundimisht duhet tejkaluar paragjykimet se politika konsiderohet fushë e dedikuar për burrat, nëse analizojmë ndër vite situatën në tri institucionet kryesore politike të vendit, ky konstatim ende qëndron, ndonëse në vitet e fundit, kemi një progres të lehtë”, ka thënë ajo, duke parashtruar edhe një kërkesë ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Jemi dëshmitarë të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës ndaj gruas. Këto transmetojnë një mesazh se gruaja duhet të qëndrojë jashtë jetës publike. Qeveria të bëjë hartimin e një platformë online për paraqitjen e rasteve të dhunës”, ka thënë Reshitaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti - Selimi ka folur…