Zhegrova flet pas golit, e bën një premtim të madh

07 mars 2022 | 16:09

Edon Zhegrova e ka shijuar mbrëmë golin e parë në fanellën e Lillet, ku u transferua në janar nga Baseli.

Ylli i Kosovës është inkuadruar në lojë në minutën e 82-të dhe ka gjetur golin vetëm në minutën e fundit.

Ai ndihet i lumtur për këtë dhe zotohet se do të mundohet t’i gëzojë më shpesh tifozët e kampionit francez.

“Mbi të gjitha, jam i lumtur që i fituam tri pikë. Ishte mjaft e rëndësishme, ekipi bëri punë mjaft të mirë duke fituar 4:0. Natyrisht, jam i lumtur për golin e parë, shpresoj që të vijnë edhe të tjerë”, ka thënë Zhegrova për mediumin francez “le11hdf.fr”.

“Unë do të vazhdoj të punoj fort, shënova ose nuk shënova. Gjithmonë punoj shumë dhe kur trajneri ma jep mundësinë të luaj, e jap më të mirën për ekipin”, ka thënë ai.

Zhegrova e ka përshkruar edhe golin, duke thënë se është munduar të gjuante dhe për fatin e tij, mbrojtësi e ka devijuar topin, i cili përfundoi në rrjetë.

Ai ka thënë se është ndjenjë e veçantë kur shënon pasi inkuadrohesh nga bankina pasi në të ardhmen trajneri mund t’i japë më shumë hapësira për të luajtur.

Ish-futbollisti i Prishtinës ka thënë se është pritur mjaft mirë nga lojtarët dhe nga stafi që nga dita e parë.

Për këtë është i lumtur dhe ndihet si në shtëpi.

“Jam mjaft i lumtur këtu. Shpresoj që të jem në gjendje të festoj së bashku me tifozët edhe shumë gola të tjerë në të ardhmen”, ka thënë Zhegrova.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trekëndëshi i krijuar në muajt e fundit mes moderatores Bora…