Lëndohet Mbappe, në dyshim për ndeshjen me Realin

07 mars 2022 | 16:13

Kylian Mbappe e ka tronditur  sot Paris Saint-Germainin (PSG).

Futbollisti francez është lënduar në stërvitjen sotme me gjigantin francez.

“RMC Sport” ka njoftuar se prezenca e kampionit të botës me Francën në ndeshjen e së mërkurës ndaj Real Madridit është vënë në dyshim.

Ish-futbollisti i Monacos do t’ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe më pas do të vlerësohet shkalla e lëndimit.

Nuk dihet ende nëse ai do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales ndaj “Los Blancos”.

Pa dyshim, mungesa eventuale e tij do të ishte fatale për parisienët, kur dihet se ai është lojtari kryesor i ekipit francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Zhegrova e ka shijuar mbrëmë golin e parë në…