OKB-ja publikon shifrat e fundit të civilëve të vrarë në Ukrainë

07 mars 2022 | 17:05

Më shumë se 406 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Kështu ka bërë me dije Zyra e komisionarit të lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (UNHCR) në një deklaratë të hënën, raporton “CNN”.

801 civilë të tjerë janë lënduar, ka njoftuar UNHCR ja.

UNHCR-ja e ka pranuar se shifrat reale ka të ngjarë të jenë “konsiderueshëm më të larta”.

Këto shifra përfshijnë të dhëna të mbledhura midis orës 4 të mëngjesit me orën lokale më 24 shkurt 2022, kur  ka filluar sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës, dhe mesnatës së 6 marsit 2022, ka thënë UNHCR-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emannuel Macron është njëri nga emrat më…