Thirrje për bojkot të ‘McDonalds’-it dhe ‘Coca-Cola’-s pasi vazhdojnë punën në Rusi

08 mars 2022 | 08:33

Presioni po rritet mbi gjigantët perëndimorë të ushqimit dhe pijeve për t’u tërhequr nga Rusia për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Disa kompani globale kanë zgjedhur të bojkotojnë Rusinë dhe të largojnë biznesin nga vendi.

McDonald’s dhe Coca-Cola janë kritikuar në mediat sociale se nuk kanë folur për sulmet dhe kanë vazhduar të operojnë në Rusi, shkruan BBC.

Firmat e njohura si Netflix dhe Levi’s tashmë kanë pezulluar shitjet ose kanë ndaluar ofrimin e shërbimeve në Rusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imponimi i zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë ka qenë një…