11 vjeçari ukrainas udhëton 965 km i vetëm drejt Sllovakisë, në dorë kishte shkruar një numër telefoni

08 mars 2022 | 09:35

Një vogëlush 11 vjeçar i cili është konsideruar si ‘hero’  ka lënë prindërit e tij në Ukrainë dhe ka udhëtuar 965 kilometra i vetëm drejt kufirit sllovak me një numër telefoni të shkruar në dorë.

Sipas mediave të huaja, 11-vjeçari mbante një çantë shpine, një qese plastike dhe një pasaportë dhe kishte një numër telefoni të shkruar në dorën e tij.

Ai erdhi i vetëm sepse prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë. Vullnetarët u kujdesën për të, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë ushqim dhe pije”, ka thënë në një deklaratë Ministria e Brendshme sllovake. 

Falë numrit në dorë dhe një copë letre në bel, ai arriti të kontaktojë me të dashurit e tij, të cilët erdhën për të më vonë dhe e morën.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, thuhet se nëna e djalit duhej të qëndronte në Ukrainë në mënyrë që të kujdesej për nënën e tij që e kishte të sëmurë.

E ëma e të voglit, në një video që ka shpërndarë në rrjete sociale shprehet: Unë jam e ve dhe kamshumë fëmijë. Dua të falënderoj doganierët sllovakë dhe vullnetarët që u kujdesën për djalin tim dhe e ndihmuan të kalonte kufirin.  Jam mirënjohës që keni shpëtuar jetën e fëmijës tim.  Nuk mund ta lija nënën time, ajo nuk mund të lëvizë vetë.

Më shumë se 1.2 milionë refugjatë janë larguar tani nga Ukraina që nga 24 shkurti, sipas OKB-së deri më 3 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i bashkisë së Lviv është shprehur të martën se…