Kryetari i Irpinit s’përfill kërkesën e Rusisë, s’e dorëzon qytetin

08 mars 2022 | 11:20

Oleksandr Markushyn, kryetari i komunës periferike të Kievit, Irpin, thotë se ka refuzuar kërkesën e forcave ruse për të dorëzuar qytetin.

Ai në një llogari në Telegram tha se është kërcënuar me jetë dhe i është kërkuar dorëzimi i plotë i Irpinit.

“Jam i habitur që këta përbindësha ende nuk e kanë kuptuar – Irpini nuk dorëzohet, Irpini nuk mund të blihet, Irpini lufton”, tha ai.

“Unë kam një kundërofertë për pushtuesit, që të largohen nga Irpini brenda 24 orëve dhe të shpëtojnë jetën dhe shëndetin e disa mijëra rekrutëve rusë – nënat, motrat, vajzat, gjyshet dhe partneret e të cilëve po i presin në shtëpi”.

Rusët shpallën një armëpushim për zonën e Kievit të martën. Por, ende s’dihet nëse ky armëpushim po vazhdon.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar akuzoi të hënën forcat ruse për shënjestrimin e korridoreve të evakuimit dhe vrasjen e “disa civilëve” që përpiqeshin të evakuonin njerëzit e Irpiniy, sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës të publikuar nga departamenti.

“Tetë civilë u vranë gjatë evakuimit”, tha kryebashkiaku Markushyn në një deklaratë në Telegram të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolona të gjata në Kroaci para pompave të derivateve, pasi…