Policia vazhdon planet operative për ngritjen e sigurisë në trafik

08 mars 2022 | 13:17

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik. Gjatë tri ditëve të fundit nga njësiti i trafikut janë shqiptuar 541 tiketa për kundërvajtje.

Për mosrespektim të shpejtësisë së kufizuar janë shqiptuar 322 tiketa, për tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar tri tiketa, nën ndikim të alkoolit janë shqiptuar pesë tiketa, për drejtim të mjetit pa patentshofer janë shqiptuar gjashtë tiketa, për mos vënie të rripit të sigurisë janë shqiptuar 62 tiketa, për skadim të afatit të regjistrimit të automjetit janë shqiptuar 17 tiketa, për kyçje të parregullt në rrugën kryesore janë shqiptuar 21 tiketa, për xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër janë shqiptuar dhjetë tiketa, për përdorim të telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit janë shqiptuar dymbëdhjetë tiketa, ndërkaq tiketa të tjera janë shqiptuar 83.

“Në këtë periudhë kohore, janë konfiskuar përkohësisht 14 patentshoferë në kohëzgjatje prej 3 deri në 12 muaj. Duke kërkuar kujdes të shtuar, për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, ju njoftojmë se operacionet për siguri në rrugë, do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri shqiptar Florian Marku ka konfirmuar se është në formë…