Marku: Përgatitjet po shkojnë mirë, mezi pres sfidën e radhës

08 mars 2022 | 13:16

Boksieri shqiptar Florian Marku ka konfirmuar se është në formë të mirë sportive dhe se përgatitjet për duelin e radhës, atë të datës 2 prill po shkojnë mirë. Në Njukasëll të Anglisë ai do të përballet me boksierin vendës Chris Jenkins.

“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë”, ka thënë Marku në faqen e tij zyrtare në“Facebook”.

“Mezi po e pres sfidën e radhës ndaj anglezit Jenkins”, ka shtuar Marku, i pamposhtur në karrierën e tij. Boksieri shqiptar numëron 10 fitore dhe 1 barazim në karrierën e tij.

Florian Marku mban titullin kampion botë në kategorinë IBF International në peshën “welter”, titull që e ka fituar në shtator të vitit të kaluar. Kjo do të jetë hera e dytë për të që e mbron këtë trofe. Dueli ndaj Chris Jenkins (22 fitore, 4 humbje e 3 barazime) është me 10 raunde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Puna ekipore e mjekëve të disa klinikave të Qendrës Klinike…