“Nuk kam pasur fëmijëri si të gjithë”, rrëfehet Florjana

08 mars 2022 | 13:25

Ditën e djeshme në emisionin “Për’puthen”, konkurrentja Florjana tregoi se si kishte kaluar fëmijëria e saj ndryshe nga fëmijët e tjerë.

Florjana tregoi se ishte kujdesur për dy motrat dhe vëllain, duke i edukur me një përgjegjësi shumë të madhe.

“Nuk e kam pasur fëmijërinë si gjithë të tjerët që kanë dalë, kanë luajtur. E kam pasur fëmijërinë me motrën e vëllain në shtëpi duke i mësuar, edukuar. Ka qenë fëmijëri e vështirë sepse kisha një përgjegjësi shumë të madhe dhe edukata e tyre varej nga unë. Gjithmonë jam munduar të bëj më të mirën për ta. Edhe pse kam kaluar fëmijërinë kështu më vjen mirë sepse jam bërë e fortë dhe ata janë rritur shumë mirë”, tregoi Florjana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tefta Cami Ju bëj thirrje në këtë 8 mars si…