Lajçaku shkon në Londër për Ballkanin Perëndimor

08 mars 2022 | 17:28

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar në Londër për të diskutuar për mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në llogarinë e vet në  “Twitter” ai ka bërë me dije se është pritur në takim nga ministri britanik për Evropë, James Cleverly, emisari për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe ekspertët britanikë për politikën e jashtme.

“Ngritja për qëllimet dhe vlerat tona të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor dhe kudo tani është më e rëndësishme se kurrë”, ka shkruar Lajçaku.

Ballkani Perëndimor po cilësohet si zona më neuralgjike në Evropë, pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën. Në kësi rrethana janë shtuar thirrjet për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëna e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirit,…