Kjo është përbërja e grupit punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë me dije përbërjen e grupit punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO-s, pas miratimit të vendimit për themelimin e grupit.
Paraprakisht Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar të mërkurën kërkesën e kësaj ministrie për formimin e këtij grupi.
Grupi punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO ka këtë përbërje:
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kryesuese
Ministri i Mbrojtjes, anëtar
Ministri i Punëve të Brendshme, anëtar
Ministrja e Drejtësisë, anëtare
Një përfaqësues/e i/e lartë nga zyra e presidentes së Republikës së Kosovës, anëtar/e
Një përfaqësues/e i/e lartë nga zyra e kryeministrit, anëtar/e
Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel, anëtar
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtar.