Rritja e çmimeve, Tahiri: Qeveria ta lehtësojë jetën e qytetarëve

09 mars 2022 | 13:56

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se situata në Kosovë në raport me rritjen e çmimeve është shumë më e komplikuar dhe problematike, sesa po trajtohet nga Qeveria e Kosovës.

Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se qeveria do duhej të krijonte lehtësira në përballje me rritjen e çmimeve në Kosovë.

Derisa ka folur për rritjen e çmimeve të derivateve, Tahiri ka kërkuar që të hiqet përkohësisht akciza.

“Qytetari i Kosovës sot është duke u përballur me siguruar ekzistencën e vet. Qytetarët që ka pasur të hyra mesatare janë kthyer e janë bërë të varfër, ndërsa të varfrit janë duke kërkuar të ikin nga Kosova. Artikujt ushqimore mielli, vaji, kripa, e deri rryma dhe derivatet janë rritur”.

“Qeveria e Kosovës t’i merr disa vendime që ne dëshirojmë t’i sugjerojmë si masa të shpejta. Qeveria në vend se të merret me vendimin për Ligjin e pagave ata po i rrisim çmimet. Në vend se të liroj çmimin e derivateve përmes akcizës ata po e pasurojnë buxhetin e tyre. Qeveria nuk po merr asnjë masë nga paralajmërimet qe po i merr nga shoqatat qe merren me përpunimin e grurit”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka prezantuar pesë kërkesa për Qeverinë Kurti.

“Kërkojmë që Ligjin e pagave ose të na tregojnë që nuk mund ta sjellin në mars, e të shtyjnë për disa javë dhe në mungesë të saj kërkojmë që me vendim të qeverisë, zyrtarëve publikë t’ju bëhet një shtesë e cila bëhet me një ndarje të njëhershme me vendim të qeverisë. Kërkojmë që përkohësisht të largohet akciza. Ne jemi për mos me lëviz në aspektin fiskal, mirëpo largimi i përkohshëm i akcizës nuk ia heq barrën qytetarin. Kërkojmë që subvencionimi nga Ministria e Bujqësisë të bëhet me masa emergjente se nuk është situatë e zakonshme”.

“Paga minimale të dashur qytetarë është 130 deri 170 euro, a e dini sa herë është fol. Një vendim për pagën minimale duhet të ndodh menjëherë. Kërkesa tjetër ka të bëjë me energjinë elektrike, kur i kemi thënë qeverisë që ngritja e çmimit të energjisë do të shkaktojë rritje të çmimeve në mënyre zinxhirore thoshin rryma është më e lira në Evropë e në Kosovë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë me…