Ballkani ndalet nga Malisheva, fiton Prishtina

09 mars 2022 | 15:47

Skuadra e Ballkanit është ndalur nga Malisheva në xhiron e 24-t të BKT Superligës së futbollit. Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi ka fitore me rezultat 2-0, derisa golat i shënuan në fund të ndeshjes Mërgim Pefqeli dhe Arbër Pira.

Edhe përkundër kësaj humbje skuadra e Ballkanit është lidere në elitë, por mund të humbas pozitën e parë nëse Gjilani fiton derbin ndaj Dritës.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina u është rikthyer fitoreve në elitë. Skuadra “bardhekaltër” e mposhti Feronikelin me rezultat 3-0.

Golat për skuadrën e Prishtinës i shënuan Oto John, Besnik Krasniqi dhe Sulley.

Ndërkohe Ulpiana dhe Dukagjini që po luftojnë për mbijetesë kanë luajtur 1-1.

Lipjani kaloi e para në epërsi me autogolin e Basriut, kurse Arbër Shala i barazoi shifrat në 1-1. Dy ndeshjet e kësaj xhiro zhvillohen nesër (e enjte).

 

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dosjen përfundimtare të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS)…