‘Dardanët’ mbështesin Ademin edhe për një mandat

09 mars 2022 | 16:00

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Burri, kanë pritur të mërkurën në takim grupin e tifozëve të përfaqësues, “Dardanët”.

Me këtë rast, kreu i FFK-së i falënderoi “Dardanët” për kontributin e tyre, për mbështetjen që i kanë dhënë futbollit dhe ekipeve përfaqësuese, për modelin dhe imazhin e mirë që i kanë dhënë vendit, duke veçuar kështu ndeshjen me Anglinë në shtëpi, pritje e cila u vlerësua lart nga FIFA dhe UEFA por edhe nga vet federata angleze.

“Ademi njoftoi ‘Dardanët’ me realitetin në futbollin e Kosovës i cili është krejt ndryshe nga ajo që po paraqitet nëpër disa mediat vendore. ‘Dardanët’ nga ana tjetër e falënderuan presidentin Ademi për punën e mirë, për mbështetjen që u ofron atyre, pastaj për implementimin e VAR-it në Kosovë dhe për shumë punë tjera të cilat gjithmonë janë në të mirë të futbollit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Gjithnjë sipas këtij njoftimi, kryetari i “dardanëve” Lulzim Berisha, në emër të tifozerisë i ofroi kryetarit Ademi mbështetjen e pakontestueshme edhe për mandatin e ri. Ai po ashtu mohoi të kenë keqpërdorur biletat në ndeshjet e Kosovës dhe e siguroi Ademin se gjithmonë do të jenë në shërbim të vendit, në përkrahje të Kosovës, e në këtë periudhë zgjedhjesh në FFK edhe në mbështetje të plotë të kryetarit Agim Ademi, të cilin e vlerësoi si njeriun më të kompletuar dhe më meritor për ta drejtuar futbollin e Kosovës edhe në periudhën e ardhshme katërvjeçare.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një konferencë për media…