Në Ukrainë vritet edhe kampioni 16 vjeçar

09 mars 2022 | 16:19

Sulmet ajrore ruse po vazhdojnë të jenë vdekjeprurëse për popullin ukrainas. Ushtria ruse e goditi të mërkurën në mbrëmje një ndërtesë me popullsi civile në Sumy.

Me këtë rast, viktimë e sulmit agresor ishte edhe mundësi i ri ukrainas i Sambos, Artem Pryimenko. Lajmi është konfirmuar nga kreu i administratës militare rajonale të Sumyt, Dmytro Zhyvytskyy.

16-vjeçari ishte në banesën e tij dhe ai bashkë me familjen u vranë nga sulmi ajror rus. Së bashku me të, dy vëllezërit e tij, Igor e Kiril, po ashtu edhe nëna, babai dhe gjyshja e tij ndërruan jetë.

Pryimenko ishte kampion i Ukrainës në SAMBO. Nga ky sulm u vranë 21 njerëz të pafajshëm. Kështu, po vazhdon të rritet numri i sportistëve të vrarë në Ukrainë. E shumë të tjerë, por edhe ish-sportistë, i janë bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Bennet, 57 vjeç, të cilit i ishte vendosur zemra…