Konjufca ngushëllon familjen e ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova

09 mars 2022 | 16:24

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Rugova, për vdekjen e ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova.

“E nderuar familje Rugova,Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit politik dhe ish-kryetarit shumëvjeçar të Komunës së Istogut, Haki Rugova. Haki Rugova ia dedikoi një pjesë të madhe të jetës së tij ndërtimit të institucioneve, qeverisjes dhe zhvillimit demokratik të vendit, duke mbetur kështu në kujtesën institucionale të Kosovës. Ngushëllime familjes Rugova, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve, Kryesisë së LDK-së dhe të gjithë qytetarëve të Istogut.U prehtë në paqe!”, është thënë në telegramin e kryetarit Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmet ajrore ruse po vazhdojnë të jenë vdekjeprurëse për popullin…