Grida Duma jep dorëheqje nga posti i nënkryetares së PD-së

09 mars 2022 | 16:40

Deputetja e Partisë Demokratike (PD) të Shqipërisë, Grida Duma, ka njoftuar të mërkurën dorëheqjen nga posti i nënkryetares së kësaj partie.

Duma përmes një njoftimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nuk ka asnjë reflektim nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha për humbjen në zgjedhjet e fundit lokale dhe për këtë arsye kërkon vendimmarrje nga ana e strukturave më të larta të partisë.

“Partia Demokratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij. Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyesish për të goditur deputetë, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e PD-së”, ka shtuar Duma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Dardan Sejdiu Pandemia e Covid-19 përshpejtoi transformimin digjital dhe…