Kryeministër vepro, jemi në krizë të përballueshmërisë!

09 mars 2022 | 21:34

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përderisa Qeveria jonë kalon edhe një mbledhje si vëzhguese e krizave ekonomike që kanë tronditur vendin tonë e një botë të tërë, shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra i kemi rekomanduar në Kosovë.

Sipas liderit të LDK-së, Maqedonia e Veriut pak orë më parë, uli TVSH-në në naftë e në derivate nga 18%, në 10%.

“Uli dhe akcizën për to. Dhe nuk u ndal me kaq, reduktoj në 0% të gjitha tatimet – e brendshme e doganore pa dallim – në të gjitha produktet bazike ushqimore. E bëri me qëllim që përballja e qyterarëve atje të jetë sa më e lehtë. Hapa të tillë po marrin shtetet një nga një; por shteti ynë megjithatë vështron”, ka shkruar Abdixhiku.

“Kryeministër vepro. Jemi në krizë të përballueshmërisë!”, ka porositur i pari i LDK-së.

Ai ka theksuar se janë masa të logjikshme këto; të përkohshme, dhe pa ndonjë rrezik buxhetor.

“Nuk ka rëndësi nga kush vijnë e kush i propozon, rëndësi kanë të implementohen ato. Çdo ditë vonesë e Qeverisë tuaj me mosreagim është çmim ekonomik i pakthyeshëm për gjithë vendin tonë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian të mërkurën ka shtuar edhe 160 oligarkë dhe…