Djokoviqi tërhiqet edhe nga Indian Wells

10 mars 2022 | 17:20

Tenisti serb Novak Djokoviq, edhe pse disa ditë më parë ishte hedhur short, nuk do të luajë në turneun Masters të Indian Wellsit, që nisi në Amerikë.

Shkak është bërë mosmarrja e vaksinës kundër Covid, masë e detyrueshme për të hyrë në Amerikë. Vendin e Djokoviqit në këtë turne e ka zënë bullgari Grigor Dimitrov.

“Edhe pse isha përfshirë në listën e pjesëmarrësve dhe isha në short, e dija që do të ishte e pamundur të udhëtoja për në Amerikë. Rregullat për personat e pavaksinuar nuk kanë ndryshuar, ndaj nuk do të luaj në Indian Wells”, u shpreh tenisti serb, që prej dy javësh ka lënë kreun e renditjes botërore dhe ndodhet i dyti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sanksionet e Perëndimit…