Seedorf: Nuk e shoh Mbappen te Reali

10 mars 2022 | 17:30

Legjenda holandeze Clarence Seedorf ka dyshime në lidhje me kalimin e Kylian Mbappes te Real Madridi nga Paris Saint-Germaini.

Seedorf ishte një nga ekspertët që komentoi lojën për Amazon Prime Italia dhe ndau mendimet e tij për mundësinë e bashkimit të Mbappes me Real Madridin si lojtar i lirë në fund të sezonit.

“Unë nuk e shoh Mbappen në këtë ekip (Real Madridin)”, ka thënë fillimisht ish-reprezentuesi holandez.

“Nëse ai luan në të majtë, do të thotë që Vinicius Jr duhet të mbetet jashtë. Ku do të luante? Në të djathtë në vend të Asensios? Kjo është një mundësi. Shikoni se çfarë bëri Karim Benzema sonte (mbrëmë). Ai e kuptoi që skuadra kishte nevojë për të, ndaj u fut thellë për të marrë topin. Mbappe nuk e bën këtë. Neymari e bëri atë në vend të kësaj, duke u përpjekur ta rimarrë kontrollin e lojës. Ndoshta Mbappe ka nevojë për një mjedis tjetër për t’u rritur më tej”, ka përfunduar Seedorf.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë (MD), Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rritjes…