Macron: Kushtet e vendosura nga Putini për armëpushim në Ukrainë janë të papranueshme

10 mars 2022 | 19:21

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po mirëpret liderët e BE-së në Samitin e Versajës tha se kushtet e vendosura nga presidenti rus Vladimir Putin për një armëpushim në Ukrainë nuk janë të pranueshme për askënd.

“Unë nuk shoh një zgjidhje diplomatike në orët e ardhshme apo edhe ditët në vijim,”-tha Macron.

Macron tha se nuk e sheh armëpushimin në Ukrainë si realist në orët e ardhshme. Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz ditën e sotme.

“Unë jam padyshim optimist, por duhet të jem edhe realist,” shtoi ai.

Duke folur për kërkesën e Ukrainës për një pranim të shpejtë në BE, Macron u tha gazetarëve: “Me një vend në luftë? Nuk mendoj kështu… A duhet ta mbyllim derën dhe të themi ‘kurrë’? Kjo do të ishte e padrejtë.”

Presidenti francez tha se lufta në Ukrainë është një tragjedi njerëzore, politike dhe humanitare, por shtoi se do të çojë në ripërcaktimin e plotë të arkitekturës së Evropës.

“Këto janë diskutime që janë strategjike dhe historike. Ato do të çojnë në, sot, në javët dhe muajt e ardhshëm, vendime historike për Evropën tonë”, tha Macron.

Ai tha që që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, tragjedi humanitare të këtij lloji u bënë në shumë raste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LDK-ja ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bilsimi,…