Boris Johnson ka frikë se Putin mund të përdorë armë kimike në Ukrainë

10 mars 2022 | 19:34

Kryeministri britanik Boris Johnson, është shprehur i frikësuar në atë siç tha se presidenti rus Vladimir Putin, mund të përdorë armë kimike në Ukrainë.

Sipas tij meqë kjo do ishte përjashtimisht nga libri i ”lojërave të Rusisë”, shkruan Skynews.

Johnson tha se e vetmja mënyrë se si mund të përfundojë lufta në Ukrainë, është nëse presidenti rus, kupton se ka bërë një ”gabim katastrofik”.

Mes tjerash ai përsëriti frikën e zyrtarëve perëndimor se Putini mund të vendosë armë kimike në Ukrainë, pasi Moska e akuzoi Kievin se po planifikonte t’i vendoste ato në fushën e betejës.

“Gjërat që po dëgjoni për armët kimike janë jashtë librit të tyre”, tha ai.

”Ata fillojnë të thonë se ka armë kimike që janë ruajtur nga kundërshtarët e tyre ose nga amerikanët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja shënoi fitore shumë të vlefshme ndaj Prizrenit 16 me…