Gjermania, partnere strategjike e Kosovës 

10 mars 2022 | 20:03

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, me të cilën ka biseduar për zhvillimet aktuale.

“Gjermania është partner strategjik i Kosovës jo vetëm në aspektin politik, por edhe atë të sigurisë dhe ekonomisë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se Kosova e konsideron Gjermaninë si një forcë lëvizëse për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe rajonit.

“Marrëdhëniet me këtë shtet i bëjnë edhe më të forta një numër i madh i mërgimtarëve kosovarë, të cilët jetojnë dhe janë të integruar mirë në Gjermani. Presim të punojmë bashkërisht për një të ardhme më të mirë të Kosovës dhe rajonit”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kimete Berisha 1. Amerika sot i ka vendosur raketat në…