![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/06/auto_Boterori_20261528921862.jpg)
Kosova votoi që SHBA-ja të mbajë Botërorin 2026, Shqipëria për Marokun
13 qershor 2018
| 22:45
Federata e Futbollit të Kosovës në kongresin e sotëm të FIFA-s ka votuar për kandidaturën e SHBA-së që të organizojë Botërorin e vitit 2026.
Kjo kandidaturë mori 67 për qind të votave dhe tani Botërori 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
33 për qind e votave ishin për Marokun, në mesin e të cilëve ishte edhe Shqipëria.
Në Botërorin e vitit 2026 do të marrin pjesë 48 kombëtare.