Nëse fiton Rusia, në Serbi kanë me çu kry

10 mars 2022 | 22:47

Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se epilogu i luftës në mes të Ukrainës dhe Rusisë do të ndikojë në rajonin tonë. Sipas tij, nëse Vladimir Putin, del fitimtar, Kosova ka me pas probleme më Serbinë.

“Mendoj se do të varet shumë edhe rajoni jonë nga epilogu i kësaj lufte (Ukrainë – Rusia)”, thotë Latifi në emisionin Pressing në T7.

“Nëse fiton Rusia këtë luftë, ti ki me pas shumë probleme me Serbinë”, shtoi ai.

“Nuk po e mbajnë kot në zemër Putinin serbët në të gjitha anët e asaj që po quhet bota serbe. 24 orë po rrinë tu bërtitur: Putin, Putin. Nuk është e rastësishme kjo”, tha Latifi.

“Nëse Vladimir Putin e fiton luftën ai është një mesazh i qartë se Europa demokratike është shumë e dobët dhe nuk po mundet me ndal një autokrat  Një Europë që është e pafuqishme me ndal në dyert e saj një autokrat, bile mediat e huaja tani po e quajnë Putler, goxha, ka tipare të fashizmit, atëherë ne kemi me pasur shumë probleme këtu. Në këtë kuptim, kjo është luftë e jona”, theksoi Latifi.

“Kjo është lufta e parë, për mendimin tim, në shekullin 21, ku në njërën anë e ki botën demokratike e në anën tjetër botën e autokracive që janë duke u fuqizuar. Frika ime është ai uniteti i ditëve të para që u tregua në Perëndim, ka filluar me u zbeh”, theksoi Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 1:3 ndaj Norwichit në…